Ndërlidhjet

SHBA-Rusi, arrihet korniza për çarmatimin



Negociatorët nga Shtetet e Bashkuara dhe Rusia kanë rënë dakord për kornizën e paktit të ri për çarmatimin bërthamor. Agjencia ruse e lajmeve, Interfax, citon burime diplomatike të kenë thënë se palët kanë rënë dakord në parim dhe lajmi zyrtar do të bëhet publik së shpejti. Ky pakt synon të zëvendësojë atë të vitit 1991, vlefshmëria e të cilit përfundoi në 5 dhjetorin e kaluar.

Zyrtarët më herët kishin deklaruar se ujdia nuk do të ishte gati për sot, kur presidentët Obama dhe Medvedev do të takohen në margjinat e samitit të Kopenhagës.
XS
SM
MD
LG