Ndërlidhjet

Pakistan: Nga sulmi vetëvrasës, 10 të vrarë


Nga një sulm vetëvrasës me bombë në Pakistan janë vrarë së paku 10 vetë. Një zyrtar lokal i policisë tha se ndër të vrarët nga ky sulm në pjesën veriperëndimore të Pakistanit, ka edhe policë, meqë sulmi ndodhi në momentin kur ata po largoheshin nga një xhami, pas faljes së xhumasë.

Ky ishte sulmi i fundit nga militantët e dyshuar talibanë, të cilët po zhvillojnë luftë kundër qeverisë së Pakistanit.

Zyrtarë mjekësorë kanë thënë se nga sulmi janë plagosur edhe 28 persona, shumica prej tyre, poashtu policë.
XS
SM
MD
LG