Ndërlidhjet

Obama: Së bashku për marrëveshjen klimatike


Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, tha se të gjitha vendet do të jenë “më të forta dhe më të sigurta” me marrëveshjen globale për klimën.

Sipas tij, liderët botërorë duhet ta pranojnë marrëveshjen për ndryshime klimatike, edhe nëse ajo nuk është e përsosur.

Mëtutje, duke folur në ditën e fundit në samitin ndërkombëtar 12 ditësh në Kopenhagë, presidenti Obama kërkoi “veprim të përbashkët” për arritjen e marrëveshjes për ndryshime klimatike.

Ai theksoi se Shtetet e Bashkuara do t’i plotësojnë përkushtimet e veta dhe do të vazhdojnë ta ulin emisionin e gazrave, “pavarësisht se çka do të ndodhë në Kopenhagë”.

Raportohet se ende nuk është paraqitur propozim teksti i i marrëveshjes eventuale për shkak të mospajtimeve të vazhdueshme ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Kinës.

Sot më herët, kryeministri kinez, Ven Jibao, tha se përkushtimet e Kinës për emision të gazrave ishin “vullnetare”, por se Kina është e gatshme të angazhohet në mënyrë aktive në “shkëmbimet dhe bashkëpunimin ndërkomnbëtar”.
XS
SM
MD
LG