Ndërlidhjet

Rusi: Marrëveshja me SHBA-të, së shpejti


Ministria e jashtme e Rusisë tha sot se Moska dhe Uashingtoni janë shumë afër zgjidhjes së çështjeve të mbetura për marrëveshjen e re për reduktimin e arsenaleve bërthamore nga Lufta e Ftohtë.

Zëdhënësi i ministrisë, Andrei Nesterenko, tha se “ne llogarisim në zgjidhjen e të gjitha çështjeve të mbetura në të ardhmen e afërt, e ndoshta edhe brenda orëve”.

Negociatorët e Shteteve të Bashkuara dhe të Rusisë po përpiqen të arrijnë marrëveshje me të cilën do të zëvendësohej Pakti për Reduktimin e Armatimit Strategjik, e njohur si START 1, e cila ka çuar në zvogëlimin e madh të arsenaleve bërthamore të të dy vendeve, por skadoi më 5 të këtij muaji, pa u arritur marrëveshja e re.
XS
SM
MD
LG