Ndërlidhjet

Beograd: Tre serbë u dënuan për vjedhje në Japoni


Tre anëtarë serbë të grupit të vjedhësve “Pink Panther”, janë dënuar sot me burg prej 7 e deri në tri vjet, për vjedhjen më të madhe deri tash në një argjendari në Tokio të Japonisë.

Një gjykatë në Beograd i shpalli fajtor Aleksandar Radulloviqin, Gjrogje Rashoviqin dhe Snezhana Panajotoviqin, për vjedhje të gjërave të çmueshme nga ari në vlerë prej 31.5 milionë dollarë, përfshirë edhe një qafore me diamante prej 27 milionë dollarësh, në një dyqan në Tokio në mars të vitit 2004.

Grupi “Pink Panther” besohet se përbëhet kryesisht nga shtetasit e vendeve të Ballkanit dhe është i dyshuar për disa vjedhje të argjendarive, në vlerë prej 150 milionë dollarësh në Evropë, Azi dhe në Gjirin persik.
XS
SM
MD
LG