Ndërlidhjet

logo-print

Kopenhagë: Obama takohet me liderët e tjerë


Presidenti amerikan, Barak Obama dhe liderët e tjerë botërorë, po mbajnë një takim spontan në kërkim për arritjen e marrëveshjes për ndryshime klimatike.

Zëdhënësi Robert Gibs tha se presidenti Obama, po takonte, me dyer të mbylluara, liderët e Australisë, të Birtanisë, Francës, Gjermanisë dhe Japonisë.

Kina dhe Rusia, që shihen si pjesëmarrës kryesorë në takimin për klimën, i sponsorizuar nga Kombet e Bashkuara, poashtu ishin të pranishëm në këtë takim.

Ky ishte takimi i dytë i këtij grupi. Kryeministri kinez, Ven Jiabao, iu shmang bisedimeve të nivelit të lartë, duke e dërguar një përfaqësues të tij.

Më herët gjatë ditës, në fjalimin e tij në samit, tha se asnjë shtet nuk mund të ketë çdo gjë që dëshiron, nëse synohet arritja e marrëveshjes.

Ai, poashtu, kërkoi edhe transparencë nga vendet e tjera se si ato po e kontrollojnë zvogëlimin e emisionit të gazrave.

- Ne duhet të kemi një mekanizëm për rishqyrtim se a po i mbajmë përkushtimet dhe shkëmbimet e informacioneve në mënyrë transparente. Këto masa nuk duhet të jenë të tilla që ta cenojnë sovranitetin. Ato duhet të sigurojnë se marrëveshja është e besueshme dhe se ne po i plotësojnë obligimet tona të ndërsjella. Pa këtë dhënie të llogarisë, çfarëdo marrëveshje do të jetë vetëm fjalë e thatë në letër, tha Obama.

Sipas tij, Amerika do t’i plotësoj përkushtimet e veta dhe do të vazhdoj me uljen e emisionit të gazrave “pa marrë parsysh se çka ndodhë në Kopenhagë”.
XS
SM
MD
LG