Ndërlidhjet

MekKeskill: Janë shpenzuar milirada për kontrata afgane


Senatorja demokrate, Kler MekKeskill, thotë se Shtetet e Bashkuara, deri tash, kanë shpenzuar më se 23 miliardë dollarë në kontrata për rikonstruktim dhe zhvillim në Afganistan, prej vitit 2002, ndërsa afro 1 miliard dollarë nga kjo shumë është e humbur.

Në memorandumin e përgatitur nga stafi i senatores, e cila është kryesuese e një komiteti për mbikqyrje të kontraktimeve, thuhet se fondet e Shteteve të Bashkuara kanë shkuar në projektet nga ndërtimi i rrugëve e deri te zhvillimi uraban dhe sistemet e ujit.

Në memorandum thuhet se auditorët kanë gjetur se 5.9 miliardë dollarë janë shpenzuar për mbështetje të trupave për kontrata, ndërsa afro 1 milirad dollarë shpenzime ishin të pa arsyeshme ose u mungonte dokumentacioni përkatës.
XS
SM
MD
LG