Ndërlidhjet

logo-print

Bagdad: Irani e ka shkelur sovranitetin e Irakut


Zëdhënësi i qeverisë së Irakut, Ali al-Dabah, tha se 11 ushtarë iranianë e kanë marrë kontrollin ndaj një fushe të naftës, duke “e shkelur sovranitetin e Irakut” dhe theksoi se Bagdadi ka kërkuar tërheqjen e menjëhershme iraniane nga ky territor.

Sipas tij, Iraku po synon një zgjidhje paqësore dhe diplomatike të kësaj çështjeje.

Zëdhënësi i një kompanie iraniane të naftës i ka hedhur poshtë akuzat, duke thënë se trupat nuk e kanë marrë kontrollin ndaj asnjë fushe të naftës në territorin e Irakut.
XS
SM
MD
LG