Ndërlidhjet

Kabul: Karzai e paraqiti kabinetin e tij në Kuvend


Presidenti i Afganitsanit, Hamid Karzai, e ka paraqitur listën me emrat e të nominuarve të tij për kabinetin e ri.

Në këtë listë janë shumica e ministrave të tij aktual, që favorizohen nga Perëndimi, përfshirë ministrin e mbrojtjes, Abdul Rahim Vardak, të brendshëm Mohamad Hanif Atmar dhe ministrin e financave, Hazarat Omar Zekelval.

Pritet që lista me 23 ministra të nominuar të miratohet nga Parlamenti.

Presidenti Karzai, që u rizgjodh në votimet e 20 gushtit, që ishin përshkuar me vjedhje, ishte nën presion intensiv nga vendet perëndimore për ta pastruar qeverinë e tij nga korrupsioni dhe keqmenagjimi.
XS
SM
MD
LG