Ndërlidhjet

Kopenhagë: Dokumenti final e ka “parasysh marrëveshjen”


Vendet anëtare të Kombeve të Bashkuara formalisht e kanë njohur paktin për luftimin e nxehjes globale në konferencën ndërkombëtare në Kopenhagë, disa orë pasi disa vende në zhvillim, me zemërim e kanë refguzuar marrëveshjen e ndërmjetësuar nga presidenti amerikan, Barak Obama dhe liderët e disa vendeve të tjera të zhvilluara.

“Konferenca e palëve e ka parasysh Marrëveshjen e Kopenhagës”, thuhet në vendimin final të 193 shteteve, që megjithatë nuk e ka mbështetur marrëveshjen.

Në vendim do të jepet lista e vendeve që ishin në favor të marrëveshjes dhe ato që ishin kundër saj.
XS
SM
MD
LG