Ndërlidhjet

logo-print

Britani, Francë: Trenat u bllokuan në tunelin nën deti


Katër trena janë ndalur dhe bllokuar në tunelin nën deti ndërmjet Britanisë dhe Francës. Shkaqet duket se janë të ndërlidhur me motin e ftohtë.

Afro 2 mijë njerëz është raportuar se ishin në trena kur ata u ndalën dhe qindra prej tyre deri tash janë evakuuar.

Nu ka pasur informata për lëndime.

BBC-ja ka cituar një operator të trenit Eurostar, që ka thënë se dallimi i temperaturave të jashtme dhe i atyre në tunel, qartasi, kanë shkaktuar ndaljen e trenave.

Zyrtarët thanë se tuneli tash është i mbyllur. Kështu, shumë njerëzve, që kanë planifikuar përdorimin e tunelit ndërmjet Francës e Britanisë, iu kanë prishur planet.
XS
SM
MD
LG