Ndërlidhjet

logo-print

Afganistan: U vranë dy ushtarë të jashtëm


Në Afganistan janë vrarë një ushtar amerikan dhe një britanik. Ministria e mbrojtjes e Britanisë tha se ushtari britanik është vrarë sot herët në mëngjes nga një shpërthim, derisa ai ishte në patrullë në provincën e trazuar, Helmand.

Më herët NATO-ja tha se një ushtar i Shteteve të Bashkuara është varë dje nga një sulm me bombë në pjesën jugore të Afganistanit.

Presidenti amerikan, Barak Obama, ka urdhëruar dërgimin e 30 mijë trupave shtesë në Afganistan, ndërsa vendet anëtare të aleancës ushtarake veriatlantike, kanë premtuar edhe 7 mijë ushtarë të tjerë.

Pritet që këto trupa të vendosen aty nga fundi i vitit 2010.

Aktualisht në Afganistan gjenden më se 100 mijë trupa të jashtme që po luftojnë kundër militantëve talibanë.
XS
SM
MD
LG