Ndërlidhjet

logo-print

Damask: Kryeministri libanez viziton Sirinë


Kryeministri i Libanit, Sad al-Hariri, sot arrinë për vizitë në Damask për bisedime me presidentin e Sirisë, Bash al-Asad.

Kjo është vizita e parë e kryeministrit të ri libanez në Siri dhe mund ta përfundoj një periudhë pesëvjeçare të armiqësive ndërmjet Damaskut dhe aleancës së gjërë politike të udhëhequr nga Saad al-Hariri në Liban.

Pritet që të dy liderët të pajtohen për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet dy qeverive, për garantimin e stabilitetit të Libanit.

Aleanca “14 Marsi” e al-Haririt e akuzon Sirinë për vrasjen e babait të tij, burrështetasin Rafik al-Hariri, në muajin shkurt të vitit 2005. Siria i ka hedhur poshtë akuzat.
XS
SM
MD
LG