Ndërlidhjet

logo-print

Vatikan: Papa Gjon Pali i Dytë më afër Shenjtërimit


Papa Benedikti i 16-të, e ka lejuar sot dekretin me të cilin dëshmohen aftësitë e jashtëzakonshme të Papa Gjon Palit të Dytë, me ç’rast i është afruar për një hap beatifikimit të Papës së ndjerë.

Tash Papa Benedikti i 16-të duhet ta nënshkruaj dekretin për virtytet e mrekullueshme të angazhimeve të Papa Gjon Palit të Dytë, para se Papa i ndjerë të mund të shpallet i Shenjtë.

Papa Benedikti i 16-të me proces të shpejtuar e ka inicuar beatifikimin, vetëm disa javë pasi Papa Gjon Pali i Dytë vdiq më 2 prill të vitit 2005. Zakonisht ky proces fillon pasi të kalojnë pesë vjet.
XS
SM
MD
LG