Ndërlidhjet

Gjeorgji: Gjatë shembjes së shtatores, nëna e fëmija u vranë


Një nënë dhe fëmija i saj janë vrarë sot në Kutaisi të Gjeorgjisë, kur punëtorët e shkatërruan një përmendore të madhe sovjetike për të hapur rrugë për ndërtimin e parlamentit të ri.

Mediat e Gjeorgjisë raportuan se disa persona të tjerë ishin plagosur nga puna me mjete shpërthyese.

Shkatërrimi i monumentit të gjatë 46 metra nga çimentoja dhe bronzi ka filluar këtë javë.

Rusia ka thënë se shkatërrimi i monumentit paraqet “mungesë respekti” për mijëra gjeorgjianë, që luftuan dhe vdiqën në armatën sovjetike gjatë Luftës së Dytë Botërore.
XS
SM
MD
LG