Ndërlidhjet

logo-print

Obama: Afër reformës shëndetësore


Presidenti amerikan, Barak Obama, ka shfaqur bindjen se Shtetet e Bashkuara janë afër realizimit të reformës së shëndetësisë.
Obama këto komente i ka bërë në Shtëpinë e Bardhë pasi që liderët e demokratëve në Senat kanë siguruar 60 vota për mbështetje ligjit për reformën e shëndetësisë.
Presidenti Obama ka pohuar se “sipas të gjithna gjasave tash populli amerikan do të ketë vendimin që e meriton”, rreth kësaj çështje të rëndësishme. Ai ka shtuar se zhvillimet e fundit në Senat janë një hap i madh përpara në zgjërimin e mbrojtjes shëndetësore për qytetarët që nuk kanë pasur sigurim.
XS
SM
MD
LG