Ndërlidhjet

Bilt: Serbia e mirëseardhur....


Karl Bilt, ministër i Jashtëm i Suedisë dhe kryesues i BE-së, ka bërë të ditur se presidenti i Serbisë, Boris Tadiç, të martën është i mirëseardhur në Stokholm për të dorëzuar kërkesën e Serbisë si kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Bilt ka përshëndetur vendimin e qeverisë së Serbisë për të paraqitur kërkesën për anëtarësim në BE.
“Ky është hap me rëndësi historike për Serbinë”, ka pohuar Karl Bilt dhe ka shtuar se “presidenti i Serbisë është i mirëseardhur në Stokholm të martën që edhe zyrtarisht të paraqet kërkesën te kryeministri i Suedisë Frederik Rejnfelt”
XS
SM
MD
LG