Ndërlidhjet

Danillo Turk të hënën viziton Kosovën


Presidenti i Sllovenisë, Danillo Turk, të hënën qëndron për vizitë në Kosovë.
Gjatë qëndrimit në Prishtinë, Danillo Turk, do të takohet me presidentin e Kosovës, Fatmir Sejdiu, kryeministrin Hashim Thaçi dhe me kryetarin e Parlamentit, Jakup Krasniqi.
Presidenti slloven do të vizitoj edhe selinë e KFOR-it, Pejën – ku është baza e kontingjentit slloven në kuadër të KFOR-it dhe do të marrë pjesë në forumin ekonomik slloveno – kosovar.
XS
SM
MD
LG