Ndërlidhjet

Bullgaria pranon 2 të arrestuar nga baza Guantanamo


Bullgaria do të pranojë dy të burgosur nga baza amerikane Guantanamo, ka bërë të ditur ministri i punëve të Brendshme Cvetan Cvetanov, duke e cilësuar këtë veprim “gjest të solidaritetit”.

Aktualisht në bazën amerikane Guantanamo në Kubë gjenden më shumë se 200 persona, të dyshuar ose të dënuar për terrorizëm dhe lidhje Al Kaidën.

Presidenti Barak Obama më herët ka miratuar vendimin për mbylljen e bazës Guantanamo.
XS
SM
MD
LG