Ndërlidhjet

Poloni: Është gjetur mbishkrimi në Aushvic


Policia e Polonisë njoftoi se e ka gjetur mbishkrimin metalik që ishte vjedhur nga ish-kampi Nazist i vdekjes në Aushvic.

Një zëdhënëse e policisë tha se mbishkrimi ishte gjetur në pjesën veriore të Polonisë, ndërsa pesë persona të dyshuar janë arrestuar.

Sipas saj, mishkrimi me fjalët “Puna ju liron juve”, ishte prerë në tri pjesë, pasi ishte vjedhur të premten e kaluar.

Motivet e kësaj vjedhjeje, që u dënua në mbarë botën, nuk dihen.

Më se një milion njerëz, shumica prej tyre hebrenjë, janë vrarë në Aushvic, gjatë Luftës së Dytë Botërore.
XS
SM
MD
LG