Ndërlidhjet

Iran: Mijëra njerëz në varrimin e Ajatollah Montazerit


Raportohet se mijëra njerëz janë nisur për në qytetin Qom, për ceremoninë e varrimit të disidentit udhëheqës klerik, Ajatollah Hosein Ali Montazeri.

Liderët opozitarë në Iran i kanë ftuar mbështetësit për të marrë pjesë në funeralin e Montazerit, që ishte kritik i ashpër i udhëheqjes aktuale të linjës së fortë në Iran.

Raportohet se lideri opozitar iranian, Mirhoesin Musavi, ka arritur në Qom dhe ka vizituar shtëpinë e të ndjerit Montazeri për të shprehur ngushëllime te familja e klerikut.

Këto raporte nuk mund të vërtetohen në mënyrë të pavarur pasi mediave të jashtme nuk u lejohet të udhëtojnë në Qom për këtë ngjarje.
XS
SM
MD
LG