Ndërlidhjet

Gjermani: Vazhdon procesi kundër të akuzuarit Demjanjuk


Procesi gjyqësor kundër ish rojtarit në një kamp Nazist, Xhon Demjanjuk, parashihet të vazhdoj sot në Munih të Gjermanisë.

I pandehuri Demjanjuk, 89 vjeçar, i lindur në Ukrainë, është i akuzuar se ka ndihmuar në vrasjen e 27 mijë hebrenjëve në kampin e përqendrimit Sobibor në Poloninë e okupuar.

I akuzuari, që është në gjendje të rëndë shëndetësore, thotë se ai ishte ushtar sovjetik, që ishte zënë nga nazistët gjermanë dhe pjesën më të madhe të luftës e kishte kaluar në burgje.

Duket se ky do të jetë rasti i fundit i madh për krime të luftës në Gjermani.
XS
SM
MD
LG