Ndërlidhjet

Britani, Francë: Qarkullimi i trenave është ndalur


Lidhja e vetme me tren ndërmjet Britanisë dhe pjesës tjetër të Evropës, është mbyllur për një kohë të pacaktuar.

Kompania Eurostar tha se trenat e saj po kalojnë nëpër mirëmbajtje dhe prova të mëtejshme.

Qarkullimi ndërmjet Britanisë dhe Francës është ndërprerë të premten vonë, kur trenat ishin ndalur në Tunelin e Kanalit me ç’rast, për disa orë, ishin bllokuar më se 2 mijë udhëtarë.

Vlerësohet se me masën e pezullimit të qarkullimit të trenave janë prekur afro 55 mijë udhëtarë.
XS
SM
MD
LG