Ndërlidhjet

SHBA: U transferuan 12 të burgosur të Guantanamos


Shtetet e Bashkuara i kanë transferuar 12 të burgosurë nga burgu në Guantanamo Bej në Kubë, në lokacione në Afganistan, Jemen dhe Somali.

Departamenti amerikan i drejtësisë njoftoi se 6 shtetas jemenë, katër afganë dhe dy somalezë janë dërguar në vendet e tyre gjatë fundjavës.

Javën e kaluar, zyrtarët e Shteteve të Bashkuara kanë thënë se një grup i të burgosurve në Guantanamo do të transferohet në një burg me siguri maksimale në Ilinois të Shteteve të Bashkuara.

Sekretari amerikan i mbrojtjes, Robert Gejts, ka thënë se administrata synon lirimin ose ekstradimin e 116 të burgosurve në Guantanamo, në vendet e tyre të origjinës ose në shtetet e treta, që kanë gatishmëri për t’i pranuar ata.
XS
SM
MD
LG