Ndërlidhjet

Afganistan: U vranë tre militantë talibanë


Forcat e sigurisë së Afganistanit kanë vrarë tre militantë talibanë, pasi ata sulmuan një stacion të policisë në pjesën lindore të Afganistanit.

Një zëdhënës lokal në qytetin Gardez të provincës Paktika, tha se militantët e vrarë ishin të pajisur me jelekë vetëvrasës dhe me armatim automatik.

Zëdhënësi i talibanëve, Zabiullah Muxhahid, e ka konfirmuar sulmin. Ai pretendoi se nga ky sulm janë vrarë 25 policë afganë dhe se luftimet me forcat e sigurisë po vazhdojnë.
XS
SM
MD
LG