Ndërlidhjet

logo-print

Prishtinë: KQZ-ja vendos lidhur me propozimin për rivotim


Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë një takim gjatë ditës së sotme, për të vendosur rreth propozimit të Komisionit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa për përsëritjen e balotazhit për kryetarë të komunave në Prizren, Gjilan dhe Lipjan.

Ky propozim i KZAP-it ka pasuar, siç thuhet, parregullsitë që janë evidentuar në këto tri komuna, ku garojnë Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës.

Të dyja partitë kanë vendosur ta njohin vendimin e KZAP-it për rivotim.
XS
SM
MD
LG