Ndërlidhjet

Liban: Sulmohet autobusi, një sirian i vrarë


Raportohet se një person është vrarë nga sulmi kundër një autobusi me punëtorë sirianë, në pjesën veriore të Libanit. Zyrtarët e sigurisë thanë se persona të armatosur e të panjohur kanë hapur zjarr kundër autobusit në veri të qytetit Tripoli.

Ky incident ndodhi një ditë pasi kryeministri libanez, Sad Hariri, e përfundoi vizitën dyditëshe në Siri, që ishte vizita e tij e parë prej se koalicioni anti Sirian është në pushtet në Liban, prej vitit 2005, pas vrasjes së babai të tij, ish kryeministrit Rafik Hariri.
XS
SM
MD
LG