Ndërlidhjet

logo-print

Rusi: U vra shefi i policisë në Dagestan


Një zyrtar në republikën ruse të Dagestanit njoftoi se një shef lokal i policisë është vrarë nga sulmuesit jashtë shtëpisë së tij.

Zëdhënësi i Ministrisë së brendshme të Dagestanit, Mark Talçinski, tha sot se shefi i policisë, Abdul Magomedov, ishte vra derisa po arrinte në shtëpi të shtunën vonë në mbrëmje.

Po zhvillohen kërkime për gjetjen e vrasësve.

Agjencitë e lajmeve raportojnë se sulme ndaj zyrtarëve në Dagestan, që është në kufi me Çeçeninë, bëhen pothuajse mbi baza ditore.
XS
SM
MD
LG