Ndërlidhjet

Mianmar: Ankesë ndaj arrestit shtëpiak për lideren opozitare


Avokatët e lideres opozitare në Mianmar, Aung San Su Kji, kanë ushtruar sot ankesë në gjykatën supreme të këtij vendi ndaj zgjatjes së arrestit shtëpiak.

Fituesja e çmimit Nobel për Paqe, në muajin gusht është urdhëruar që të vazhdoj në arrest shtëpiak edhe për 18 muaj, për shkak të një incidenti në të cilin një amerikan me not e kaloi liqenin dhe hyri i paftuar në shtëpinë e saj.

Liderët ushtarakë të Mianmarit e kanë mbajtur opozitaren Su Kji në burg për afro 20 vjet, prej se ata kishin refuzuar ta njohin fitoren e partisë së saj në zgjedhjet e fundit demokratike të këtij vendi në vitin 1990.
XS
SM
MD
LG