Ndërlidhjet

logo-print

Bisedimet SHBA-Rusi për çarmatimin vazhdojnë në janar



Bisedimet me Shtetet e Bashkuara reth një marrëveshje të re për çarmatimin bërthamor do të vazhdojnë në janar, thanë burimet ruse.

Ministria e Jashtme e Rusisë bëri të ditur se është e nevojshme të punohet në një numër çështjesh, por shtoi, se ato do të mund të zgjidhen në të ardhmen e afërt.

Pas bisedimeve të së premtes mes presidentëve Obama e Medvedev, kreu i Shtëpisë së Bardhë tha se të dyja palët janë “shumë pranë” për të rënë dakord rreth paktit që do të zëvendësojë START-in, marrëveshjen që skadoi në 5 dhjetorin e kaluar.
XS
SM
MD
LG