Ndërlidhjet

Evropë: Së paku 35 të vdekur nga i ftohti



Së paku 35 persona kanë humbur jetën si pasojë e të ftohtit që përfshiu Evropën gjatë fundjavës. Temperaturat kanë shënuar -20 gradë celsius, derisa trafiku rrugor, ajror, hekurudhor e detar në Evropë është zhytur në kaos si pasojë e ngricave dhe rreshjeve.

Në kryeqytetin rus, bora, që ka qenë në sasinë më të madhe në 100 vitet e fundit, ka bllokuar trafikun në një total prej 1700 km.

Treni Eurostar, që nga e premtja, nuk ka udhëtuar në destinacionet mes Britanisë e Francës, derisa pesë trena me mbi 2000 pasagjerë mbetën të bllokuar në tunel.
Kompania ka pohuar se bora dhe moti me ngrica në Francë ishin arsyet e ndërprerjes së lidhjeve hekurudhore. Udhëtimet me Eurostar janë ndërprerë deri të martën, derisa mbi 55 mijë pasagjerë janë prekur nga kjo ndërprerje.
XS
SM
MD
LG