Ndërlidhjet

Sllovaki-Litenshtejn, raporte diplomatike



Sllovakia dhe Litenshtejni kanë nënshkruar memorandumin për marrëdhënie diplomatike. Të dyja vendet nuk kanë pasur lidhje që pas Luftës së Dytë Botërore, kur Çekosllovakia e atëhershme sekuestroi prona të familjes princërore të Litenshtejnit.

Ministri i jashtëm sllovak tha se ky është një hap drejt normalizimit të marrëdhënieve, por shtoi se kjo nuk do të thotë se janë pranuar pretendimet pronësore të Litenshtejnit.

Republika Çeke, që gjithashtu ka qenë pjesë e Çekosllovakisë i ka vendosur marrëdhëniet diplomatike me principatën e vogël në shtatorin e këtij viti.
XS
SM
MD
LG