Ndërlidhjet

logo-print

Kinë: 12 vjet burg për vrajse të tigrit


Një gjykatë në Kinë e ka dënuar Kang Vanianin me 12 vjet burgim për vrasjen e një tigri të rrallë.

I dënuari, poashtu, duhet të paguajë afro 90 mijë dollarë amerikanë dënime dhe taksa.

Kang tha se ishte natë kur ai gabimisht ka shtënë dhe e ka vrarë tigrin indokinez, lloji i të cilit është i rrezikuar. Ngjarja ndodhi në pjesën jugperëndimore të Kinës.

Vlerësohet se aktualisht ekzistojnë afro 1300 e deri në 1800 tigra indokinezë.
XS
SM
MD
LG