Ndërlidhjet

Pakistan: Nga sulmi vetëvrasës, dy të vrarë


Policia në Pakistan tha se dy vetë janë vrarë dhe katër të tjerë janë plagosur nga sulmi vetëvrasës me bombë jashtë një klubi për gazetarë në Peshavar.

Në mesin e të vrarëve ishte edhe një rojtar policie.

Gjatë disa muajve të kaluar, Peshavari ishte cak i shpeshtë i sulmeve me bomba, që shpjegohet si rritje e dhunës nga militantët, në kuadër të hakmarrjes së tyre ndaj ofensivës së ushtrisë kundër talibanëve në rajonin fisnor, Vaziristani Jugor.
XS
SM
MD
LG