Ndërlidhjet

logo-print

OKB: Vazhdon edhe për një vit fondi për Irakun


Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara e ka ripërtrirë edhe për një vit fondin për zhvillim në Irak.

Ky fond ishte krijuar pas invadimit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara në Irak, në vitin 2003, për t’i plotësuar kërkesat humanitare të këtij vendi, ripërtitje ekonomike dhe rindërtim të infrastrukturës.

Vazhdimi i fondit vlerësohet si fitore për kryeministrin irakian, Nuri al-Maliki, i cili për këtë çështje i kishte dërguar Këshillit të Sigurimit një letër në fillim të këtij muaji.

Disa nga 15 anëtarët e Këshillit të Sigurimit kërkuan që fondi të vazhdoj vetëm për gjashtë muaj.
XS
SM
MD
LG