Ndërlidhjet

Francë, Britani: Trenat e shpejtë qarkullojnë përsëri


Qarkullimi i kufizuar i trenave të shpejtë në linjën hekurudhore ndërmjet Britanisë dhe pjesës tjetër të Evropës, ka vazhduar sot, pas ndërprerjes disa ditëshe, që kishte shkaktuar shqetësime për mijëra udhëtarë.

Treni Eurostar është nisur sot nga Parisi në rrugën e tij nëpër tunelin nën deti për në Londër.

Eurostari pat njoftuar se bora dhe temperaturat e ulëta kishin shkaktuar ndaljen e trenave në Tunelin e Kanalit, të premten e kaluar, duke i bllokuar për disa orë afro 2500 udhëtarë.
XS
SM
MD
LG