Ndërlidhjet

Varshavë: Mbishkrimi i vjedhur i Aushvicit iu tregua mediave


Mbishkirmi në hyrje të ish kampit nazist të vdekjes në Aushvic, sot u është treguar mediave, disa ditë pas vjedhjes.

Policia e Polonisë e ka gjetur mbishkrimin e vjedhur, në të cilin në gjuhën gjermane shkruan se “Puna ju liron ju”, të prerë në tri pjesë në një mal, qindra kilometra nga ish kampi.

Lidhur me këtë rast, policia ka arrestuar pesë vetë.

Në këtë kamp, gjatë Luftës së Dytë Botërore, janë vrarë më se 1 milion njerëz, pjesa më e madhe e të cilëve ishin hebrenjë.
XS
SM
MD
LG