Ndërlidhjet

BE rrit me 7 milionë euro ndihmën për palestinezët



Bashkimi Evropian do të rrisë me 7 milionë euro fondet e ndihmës për palestinezët në Bregun Perëndimor. Kjo shumë e çon në 214 milionë euro ndihmën evropiane për palestinezët gjatë vitit 2009.

Fondet shtesë do të jepen për nevoja urgjente si krijimi i vendeve të punës dhe ndihmave ushqimore.

Karel de Guht, eurokomisioneri për Zhvilim dhe ndihmat humanitare tha se “përgjegjësia kryesore sa i përket ndihmës i takon autoriteteve pushtuese, por duhet një përgjigje urgjente për komunitetet e prekura më së shumti nga barrierat ndarëse e që nuk kanë më asnjë mundësi tjetër mbijetese”.
XS
SM
MD
LG