Ndërlidhjet

KZAP: Vendimin e merr KQZ-ja


Komisioni Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, në takimin e mbajtur sot, ka thënë se “vendimi i kontestuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka karakter udhëzues, duhet të shqyrtohet nga vetë KQZ, por është KQZ-ja, ajo që duhet të zgjedhë se çfarë vendimi do të merr mbi vendimin që është dërguar nga KZAP”.

Kështu ka thënë Tahir Rrecaj, nga KZAP, në një takim me gazetarët në Prishtinë.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka kërkuar KZAP-it një interpretim, siç thuhet, më preciz të vendimit të së shtunës nga ky institucion, përmes të cilit KQZ-ja udhëzohet të shpallë rivotim në Prizren, Gjilan dhe Lipjan.
XS
SM
MD
LG