Ndërlidhjet

SHBA-Rusi: Përparim i madh rreth çarmatimit



Rusia dhe Shtetet e Bashkuara kanë deklaruar se po shënojnë përparim lidhur me arritjen e një pakti të ri për reduktimin e armëve bërthamore.

Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov, tha se dy vendet planifikojnë “zvogëlime të paprecedentë” në arsenalin e tyre të armëve bërthamore.
Lavrov deklaroi se të dyja palët mund të zgjidhin çështjet e mbetura pas pushimeve të fundvitit.

Nga ana tjetër Departamenti i Shtetit tha se “përparim dramatik” është shënuar gjatë dy muajve të fundit në bisedimet rreth marrëveshjes për çarmatim.
Uashingtoni tërhoqi vërejtjen se kompleksiteti i çështjeve bën që “të mos nxitohemi në bisedime”.
XS
SM
MD
LG