Ndërlidhjet

Iran: Dhunë mes policisë dhe protestuesve



Forcat iraniane të sigurisë janë përplasur me mbështetësit e opozitës në qytetin e Isfahanit. Shumë demonstrues janë plagosur, raporton faqja e internetit Xhabas, e njohur për qëndrimin pro reformave.

“Forcat e sigurisë u përplasën me protestuesit pro reformistë, që ishin mbledhur të nderonin Ajatullah Hosin Ali Montazeri. Policia ka përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë njerëzit, shumë njerëz janë plagosur e disa janë arrestuar”, njofton Xhabas.
XS
SM
MD
LG