Ndërlidhjet

BE: Serbisë i jepen 50 milionë euro për buxhet


Bashkimi Evropian i ka dhënë Serbisë një mbështetje financiare për buxhet.

Delegacioni i Bashkimit Evropan në Serbi njoftoi se Brukseli “ka vendosur fillimisht për mbështetjen e buxhetit të Serbisë në vlerë për 50 milionë euro”.

Poashtu është thënë se në vitin 2010, Serbia mund ta marrë edhe pjesën e dytë në vlerë prej 50 milionë eurosh dhe kredinë shtesë prej 200 milionësh për buxhet.

Kjo kredi po bëhet në kohën kur Serbia dje zyrtarisht e dorëzoi kërkesën për pranin në BE, veprim i cili nga presidenca suedeze është vlerësuar si fillim i ri historik për këtë vend ballkanin.
XS
SM
MD
LG