Ndërlidhjet

Iran: Familja e Bin Ladenit jeton në Teheran


Dy gazeta me seli në Britani, raportojnë se disa nga personat më të afërt të Bin Ladenit jetojnë të mbrojtur nga rojet jashtë Teheranit, gjatë tetë viteve të kaluara.

Gazeta Tajms thotë se aty jetonin njëra nga gratë e Bin Ladenit, gjashtë fëmijë të tij dhe 11 nipa e mbesa.

Raportohet se ata ishin larguar nga Afganistani në vitin 2001 dhe kërkuan strehim në Iran, ku ata ishin vendosur në një objekt me siguri të lartë.

Sipas gazetës, Omar Bin Ladeni, i identifikuar si djali i katërt i liderit të al-Kaidës, ka thënë se ai nuk ka pasur ide se vëllezërit dhe motrat e tij ishin ende gjallë, derisa ata i kishin telefonuar në muajin nëntor.

Irani vazhdimisht ka hedhur poshtë pohimet se ndonjëri nga të afërmit e Bin Ladenit jeton në këtë vend.
XS
SM
MD
LG