Ndërlidhjet

Kabul: Anëtari i Parlamentit u vra nga policia


Anëtari i Parlamentit të Afganistanit, Junos Shirnaga, është vrarë, pasi vetura e tij kaloi nëpër një pritë policore, e cila ishte përgatitur për militantët talibanë.
Ministria e brendshme tha se i ndjeri Shirnaga, nuk ishte ndalur në postbllokun e policisë, që ishte pjesë e planifikuar e një prite.

Ministria tha se ai dhe shoferi i tij ishin vrarë kur policia kishte hapur zjarr.

Gjatë të shtënave, një person tjetër ishte plagosur. Incidenti ka ndodhur në provincën veriore, Baglan.

Presidenti Hamid Karzai, ka urdhëruar hetime lidhur me këto vrasje.

Dhoma e Epërme e Parlamentit tha se vrasja e Shirnagës ishte “humbje e madhe për Parlament”.
XS
SM
MD
LG