Ndërlidhjet

Shumaher: Jam shumë i motivuar për kthim


Automobilisti gjerman, Mihael Shumaher, ka shpallur se po kthehet në garat e Formulës Një, tri vite pasi ishte tërhequr.

Shumaher, që shtatë herë ishte kampion botëror, tha se ai do të bënte gara për ekipin e Mercedesit gjatë vitit 2010.

- Jam shumë i motivuar, i prekur dhe i entuziazmuar. Ndjehem i freskët si kurrë më parë, tha Mihael Shumaher, i cili në janar i mbush 41 vjet.

Me 91 fitore në gara, ai është automobilisti më i suksesshëm.
XS
SM
MD
LG