Ndërlidhjet

Vatikan: Mbrohet vendimi për Papën Piu i 12-të


Vatikani u ka ofruar garantime hebrenjëve se vendimi i tij që Papa Piu i 12-të t’i afrohet shenjtërimit, ishte njohje për besimin e tij dhe jo vlerësim përfundimtar për lidershipin e tij.

Vendimi i së shtunës i kishte hidhëruar liderët hebrenjë në mbarë botën, pasi Piu, që ishte Papë gjatë Luftës së Dytë Botërore, ishte akuzuar se ka bërë pak derisa hebrenjtë ishin vrarë në Holokaust.

Në njoftimin e Vatikanit thuhet se vendimi “nuk duhet në asnjë mënyrë të shihet si një akt armiqësor ndaj popullit hebre”, ose si pengesë për dialogun ndërmjet katolikëve dhe hebrenjëve.
XS
SM
MD
LG