Ndërlidhjet

logo-print

BE: Rusia po e shkel marrëveshjen paqësore


Një zyrtar i Bashkimit Evropian tha sot se Rusia ka dështuar ta respektoj plotësisht marrëveshjen paqësore të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, ndërmjet Rusisë e Gjeorgjisë.

Shefi i misionit monitorues të Bashkimit Evropian në rajon, Hansjorg Haber, tha se Rusia nuk e ka plotësuar obligimin për tërheqjen e forcave të veta në pozicionet para konfliktit të vitit të kaluar.

Sipas tij, Rusia, poashtu, ka refuzuar lejimin e monitoruesve të BE-së që të hyjnë në rajonet separatiste gjeorgjiane, Abhazia dhe Osetia Jugore, të cilat Moska i ka njohur si të pavarura.

Bashkimi Evropian i ka dërguar monitoruesit që të partullojnë në territoret afër Abhazisë dhe Osetisë Jugore, ku tensionet ende janë të pranishme pas luftës së vitit të kaluar.
XS
SM
MD
LG