Ndërlidhjet

Tiranë: Berisha u takua me serbët e Kosovës


Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, është takuar sot me delegacionin e serbëve të Kosovës, që kryesohet nga anëtari i Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, Sllobodan Petroviq.

Berisha vlerësoi se kjo ishte vizitë historike. Mëtutje, në konferencën e përbashkët për shtyp, u bë e ditur se qeveria e Shqipërisë ka akorduar një ndihmë prej 400 mijë eurosh për komunën e Graçanicës.

Këtë ndihmë Slloban Petroviq e ka vlerësuar si shumë të rëndësishme, por ka theksuar se ajo nuk është ndihmë vetëm për komunitetin serb, “por edhe për atë kosovar dhe për institucionet e Kosovës”.

“Ne e vlerësojmë shumë të rëndësishme idenë e qeverisë Berisha për të qenë një nga vendet që do të ndihmojnë komunat e reja të formuara në Kosovë”, tha Petroviq, duke theksuar se ndihma bëhet “megjithqë situata ekonomike në vendin tuaj nuk është më e mira”.

Sipas mediave në Tiranë, ai ka shfaqur shpresën se edhe “vende të tjera në rajon do ta ndjekin shembullin e Shqipërisë”.

Delegacioni i serbëve të Kosovës është takuar edhe me kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli, ndërsa dje ka zhvilluar bisedime me ministrin e jashtëm, Ilir Meta.
XS
SM
MD
LG