Ndërlidhjet

logo-print

Betlehem: Pelegrinët arrijnë për Krishtlindje


Mijëra pelegrinë të krishterë kanë arritur në qytetin e vogël të Betlehemit për ta festuar Krishtlindjen, në vendlindjen tradicionale të Jezu Krishtit.

Izraeli poashtu ka lejuar afro 300 palestinezë të krishterë, që për 24 orë mund të largohen nga Rripi i Gazës, që qeveriset nga Hamasi, për të festuar në Bregun Perëndimor.

Pritet tubimi i afro 15 mijë pelegrinëve.

Festimi e arrinë kulmin në meshën e mesnatës në Kishën e Lindjes.

Ministri palestinez i turizmit, Kulud Duaibes, tha se për shkak të situatës relativisht të qetë në Bregun Perëndimor, gjatë vitit 2009, Betlehemin e kanë vizituar më se 1.6 milionë turistë.
XS
SM
MD
LG