Ndërlidhjet

Rusi: Testim i suksesshëm i raketës nga koha sovjetike


Rusia me sukses e ka testuar sot raketën balistike interkontinentale të periudhës sovjetike RS-20V.ë

Raketa, së cilës perëndimi zakonisht i referohet si raketë “djall”, është hedhur nga ishulli Kamçatka, në largësinë prej 6500 kilometrash.

Kjo raketë tokësore, e zhvilluar në vitin 1988, mund të bartë 10 koka bërthamore dhe maksimumin e rreze veprimit e ka 11 mijë kilometra.

Prova e sotme u bë në periudhën kur testi i fundit i raketës së gjeneratës së re Bulava, duket se ka dështuar përsëri, më 10 të këtij muaji, kur ajo ishte lansuar mbi Detin e Bardhë, ndërsa mbi Norvegji ishte paraqitur një dritë misterioze.
XS
SM
MD
LG